Marrëveshja për revitalizimin e Urës së Mitrovicës

Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 25 gusht 2015

Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar pjesërisht

Palët/delegacionet

Aleksandar Vuçiq
Kryeministër i Serbisë

Federika Mogerini
Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së

Isa Mustafa
Kryeministër i Kosovës*

Zyrtarët

Tomislav Nikolic - Normalizacija

Tomisllav Nikoliq
President i Serbisë

Aleksandar Vuçiq
Kryeministër i Serbisë

Normalizacija

Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*

Isa Mustafa
Kryeministër i Kosovës*

Historiku:

Ura që ndan Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut ka qenë arenë e shumë konflikteve në të kaluarën dhe që nga viti 1999 ajo ka qenë simbol i ndarjes midis serbëve dhe shqiptarëve.

Në korrik 2011, Policia e Kosovës mori kontrollin e dy pikave kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, të vendosura në veri (Jarinjë dhe Bërnjak), gjë që shkaktoi pakënaqësi në komunitetin lokal serb. Në protestë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur oficerë doganash në pikat kufitare me Serbinë, serbët vendas vendosën barrikada në urë dhe bllokuan trafikun. Barrikadat u hoqën përfundimisht në Qershor 2014, por menjëherë u zëvendësuan nga i ashtuquajturi Park i Paqes.

Revitalizimi i urës në Ibër filloi me heqjen e Parkut të Paqes në 2016, sipas një marrëveshjeje brenda negociatave për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit përmes BE-së. Në përputhje me marrëveshjen e arritur nga të dy palët negociuese, parashikohet që punimet për revitalizimin e urës, si dhe shndërrimin e rrugës Mbreti Peter (Kralja Petra) në pjesën veriore të qytetit në një zonë për këmbësorë, me rrugë të rregulluara, do të përfundojë deri më 20 janar të vitit të ardhshëm, kur do hapet ura  për trafik dhe këmbësorë në të dy drejtimet. Gjatë gjithë procesit, grupi i punës, së bashku me të dy kryebashkiakët e komunave në veri dhe jug, do të monitorojnë dhe rishikojnë rregullisht kushtet politike dhe të sigurisë së rindërtimit.

Ura ende nuk është e hapur për trafik.

Pikat thelbësore të marrëveshjes

Link në tekstin e marrëveshjes në gjuhët e mëposhtme