Burime shtesë

Mirë se vini në pjesën e faqes për ata që duan të dinë më shumë.

Para jush janë dokumente që më thellë problematizojnë, shpjegojnë dhe afrojnë marrëdhëniet në procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës.

Këtu mund të gjeni dokumente të lëshuara nga Zyra për Kosovë dhe Metohi, pastaj legjislacionin e  Kosovës, dokumente të lëshuara nga Qeveria e Kosovës*, dokumente të lëshuara nga EULEX-i që indirekt merren me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Gjithashtu, kjo pjesë përmban dokumente që përfaqësojnë raporte të monitorimit të këtij procesi nga organizatat e shoqërisë civile.

Përveç kësaj, ka tekste që problematizojnë çështje të caktuara dhe përpiqen të gjejnë zgjidhje për to, siç është teksti mbi trashëgiminë kulturore serbe. Në të ardhmen mund të prisni më shumë analiza të tilla.

Shpresojmë që këto dokumente do t’ju ndihmojnë të fitoni një pamje më gjithpërfshirëse, më të qartë dhe të detajuar, kryesisht të situatës aktuale, por edhe të hapave të nevojshëm që do të kontribuonin në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy popujve.

Lista e këtyre dokumenteve do të azhurnohet me kalimin e kohës.

Raportet e progresit mbi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Zyra për Kosovë dhe Metohi

Raportet periodike të lëshuara nga Zyra për Kosovë dhe Metohi në varësi nga intensiteti dhe frekuenca e takimeve të negociuesve, por edhe nga zbatimi i asaj për të cilën është rënë dakord.

Gjendja aktuale e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit, Qeveria e Kosovës, Ministria e Dialogut

Dokumentet që monitorojnë zbatimin dhe shkallën e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit nga perspektiva e legjislacionit dhe administratës së Kosovës.

EULEX, Raporti i Progresit i Marrëveshjes

Këto raporte në mënyrë indirekte adresojnë çështje të normalizimit dhe zbatimit të disa marrëveshjeve të lidhura midis Beogradit dhe Prishtinës. Perspektiva e tyre është domethënëse, për shkak të njohurive që na japin për progresin e institucioneve të rëndësishme siç janë  policia dhe gjyqësori.

Mbikëqyrja civile e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Dokumentet e lëshuara nga organizatat e shoqërisë civile, ofrojnë një këndvështrim tjetër mbi gjendjen aktuale të normalizimit të marrëdhënieve. Dokumentet e punuara paralelisht nga studiuesit e CRTA dhe Prishtina Insight.

BIRODI: Raport mbi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit (nga Republika e Serbisë)

Dokument që paraqet monitorimin, përkatësisht mbikëqyrjen e procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, duke kaluar në mënyrë shteruese në secilën pikë dhe fushë që mbulon kjo marrëveshje.