Marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore në Veri dhe Fondi i Zhvillimit
Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 17 janar 2013
Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar plotësisht
Palët/delegacionet
Ivica Daçiq
Kryeministër i Serbisë
Ketrin Eshton
Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*
Званичници
Tomisllav Nikoliq
President i Serbisë
Ivica Daçiq
Kryeministër i Serbisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*
Historiku:
Duke arritur një marrëveshje për mbledhjen e të ardhurave doganore, hyrja e pakontrolluar e mallrave në veri të Kosovës u zvogëlua, gjë që gjithashtu kontribuoi në zvogëlimin e ekonomisë informale në zonën gri. Deri atëherë, kompanitë serbe që punonin në veri refuzonin t’i paguanin taksat doganore Kosovës
Zgjidhja e ofruar nga kjo marrëveshje ishte themelimi i Fondit të Zhvillimit të Veriut të Kosovës. Qëllimi i themelimit të Fondit është të mbështesë zhvillimin socio-ekonomik në katër komuna në veri të Kosovës: Leposaviq, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan. Fondet për Fondin sigurohen nga të ardhurat doganore të mbledhura në pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjak nga zhdoganimi i mallrave të destinuara për veriun e Kosovës si dhe nga zhdoganimi i mallrave të kompanive të regjistruara në katër komuna nga veriu i Kosovës.
Bordi Drejtues vendos për funksionimin e Fondit. Bordi Drejtues i Fondit u krijua në dhjetor 2014 dhe përbëhet nga Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë si kryetar, Ministri i Financave të Kosovës në emër të Qeverisë së Kosovës dhe një përfaqësues i komunitetit serb të katër komunave në veri të Kosovës.
Të ardhurat nga të dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, transferohen nga Ministria e Financave të Kosovës në një llogari të hapur në një bankë tregtare në Prishtinë, e menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Deri më 31 dhjetor 2018, Fondi ka mbledhur më shumë se 15.5 milion euro. Projektet e financuara nga Fondi mund të jenë projekte të infrastrukturës, mbështetje për bizneset, fermerë dhe shoqërinë civile, promovim i të drejtave të njeriut, edukim, akses në kujdesin shëndetësor dhe transport.
Si rezultat i marrëveshjes, Qeveria e Kosovës propozoi një ndryshim në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2013, në mënyrë që të zbatojë marrëveshjen.