Dokumentet e Uashingtonit

Deklaratat e qëllimit
Data e nënshkrimit: 4 shtator 2020

Statusi i marrëveshjes:
Filloi zbatimi i pikave të rëna dakord të këtyre dokumenteve

Palët/delegacionet

Aleksandar Vuçiq
President i Serbisë

Donald Tramp
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Avdullah Hoti
Kryeministër i Kosovës *

Zyrtarët

Aleksandar Vuçiq
President i Serbisë

Ana Bërnabiq
Kryeministre e Serbisë

Normalizacija - Hasim Taci

Hashim Thaçi
President i Kosovës *

Avdullah Hoti
Kryeministër i Kosovës *

Historiku:

Nënshkrimi i këtyre dokumenteve paraqet kulmin e përpjekjeve një vjeçare të administratës së Trampit, drejtuar nga Riçard Grenell, për të ndryshuar dinamikën e procesit të normalizimit të marëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës*. Në prag të takimit dëgjuam pritshmëri të ndryshme. Pala e Prishtinës ishte e vendosur të pretendonte se qëllimi i vetëm është njohja reciproke. Riçard Grenell tha se ishte ekskluzivisht një marrëveshje ekonomike. Presidenti Vuçiq gjithashtu foli për marrëveshjen ekonomike, por ai gjithashtu njoftoi për negociata  të vështira dhe se kurrë nuk do të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës*

Liderët e këtyre dy palëve nuk kanë nënshkruar një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, as nuk kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara nuk kanë nënshkruar as marrëveshje dhe as deklaratë qëllimi. Presidenti Donald Tramp nënshkroi një letër që është e zakonshme për komunikimin diplomatik midis krerëve të shteteve ose qeverive (pa një detyrim zyrtar ligjor për SHBA-në). Nga gjithsej 16 pika, 8 nuk kanë asnjë lidhje me “normalizimin ekonomik të marrëdhënieve” midis Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu, të paktën 5 nga 16 pikat e marrëveshjes kanë qenë tashmë tema e bisedimeve brenda dialogut të BE në Bruksel.

Pikat thelbësore të marrëveshjes

Dokumenti i nënshkruar nga Aleksandar Vuçiq – Presidenti i Serbisë

Dokumenti i nënshkruar nga Avdullah Hoti – Kryeministri i Kosovës *

Rishikimi i dokumentit origjinal të nënshkruar nga delegacioni serb

Rishikimi i dokumentit origjinal të nënshkruar nga delegacioni i Kosovës *

Lidhja për tekstin e marrëveshjes së nënshkruar nga delegacioni serb në gjuhët vijuese

Lidhja për tekstin e marrëveshjes së nënshkruar nga delegacioni i Kosovës* në gjuhët vijuese