Marrëveshja për Integrimin e Gjyqësorit

Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 9 shkurt 2015

Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar plotësisht

Palët/delegacionet

Marko Gjuriq
Shefi i ekipit negociator të Qeverisë së Serbisë

Federika Mogerini
Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së

Normalizacija - Edita tahiri

Edita Tahiri
Ministre për dialog dhe Shefe e ekipit negociator të Kosovës*

Zyrtarët

Tomislav Nikolic - Normalizacija

Tomisllav Nikoliq
President i Serbisë

Aleksandar Vuçiq
Kryeministër i Serbisë

Normalizacija

Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*

Isa Mustafa
Kryeministër i Kosovës*

Historiku:

Kjo marrëveshje siguron integrimin e organeve gjyqësore paralele serbe në sistemin e Kosovës.

Sipas Marrëveshjes së Parë, integrimi i institucioneve gjyqësore do të përfundonte në fund të vitit 2013. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi, gjë që krijoi një vakum në funksionimin e institucioneve gjyqësore, kështu që i gjithë viti 2014 u karakterizua si një vit stangimi për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Marrëveshja nga shkurti 2015 parashikon një sistem të vetëm gjyqësor, dmth një gjykatë themelore, një departament të gjykatës së apelit dhe një zyrë të prokurorit themelor për të gjithë rajonin e Mitrovicës.

Çështjet penale duhet të gjykohen në sallat e gjyqit në veri (Mitrovica e Veriut), ndërsa proceset civile do të zhvillohen në sallat e gjyqit në jug (Mitrovica e Jugut). Sipas marrëveshjes, kryetari i gjykatës dhe kryeprokurori vijnë nga bashkësi të ndryshme etnike, kryeprokurori do të jetë shqiptar dhe kryetari i gjykatës do të jetë një serb. Numri i gjykatësve dhe stafit administrativ do të jetë proporcional me numrin dhe strukturën e popullsisë në atë pjesë të Kosovës.

Pikat thelbësore të marrëveshjes

Link në tekstin e marrëveshjes në gjuhët e mëposhtme