Marrëveshja për Integrimin e Mbrojtjes Civile
Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 26 mars 2015
Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar plotësisht (deri në fillim të vitit 2016)
Palët/delegacionet
Marko Gjuriq
Shefi i ekipit negociator të Qeverisë së Serbisë
Federika Mogerini
Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së
Edita Tahiri
Ministre për dialog dhe Shefe e ekipit negociator të Kosovës*
Zyrtarët
Tomisllav Nikoliq
President i Serbisë
Aleksandar Vuçiq
Kryeministër i Serbisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*
Isa Mustafa
Kryeministër i Kosovës*
Historiku:
Njësitë e Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës kanë operuar jashtë kornizës ligjore të Kosovës pavarësisht nga fakti se Marrëveshja e Brukselit parashikonte në mënyrë të nënkuptuar shpërbërjen e të gjitha strukturave paralele të sigurisë serbe në Kosovë. Vetë perceptimi i ekzistimit të Mbrojtjes Civile ishte i ndryshëm – ndërsa komuniteti serb në Kosovë e shikonte Mbrojtjen Civile si një strukturë me qëllimin e vetëm të sigurimit të ndihmës për civilët në raste emergjente, qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare e perceptonin atë si një strukturë ilegale paraushtarake që duhej të shpërndahej.
Një pjesë e marrëveshjes së Brukselit parashikoi gjithashtu integrimin e mbrojtjes civile në institucionet ekuivalente të Kosovës.
Marrëveshja e Integrimit për Mbrojtjen Civile parashikonte heqjen e njësive të Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës, integrimin e tyre në institucionet “civile” të Kosovës, por edhe mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove të përdorura nga ish anëtarët e saj në veri dhe dorëzimin e tyre në institucionet kosovare.
Në prill 2015, Mbrojtja Civile u shpërbë dhe anëtarët e saj dolën në pension. Deri në fillim të vitit 2016, 479 anëtarë ishin integruar në 24 institucione të Kosovës.