Marrëveshja për përfaqësimin rajonal

Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 24 shkurt 2012

Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar plotësisht

Palët/delegacionet

Normalizacija - Borko Stefanovic

Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të  Beogradit

Normalizacija - Robert Kuper

Robert Kuper
Kryesues – ndërmjetësues i BE-së

Normalizacija - Edita tahiri

Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës

Zyrtarët

Normalizacija - Boris Tadic

Boris Tadiq
President i Serbisë

Normalizacija - Mirko Cvetkovic

Mirko Cvetkoviq
Kryeministër i Serbisë

Normalizacija

Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*

Normalizacija - Hasim Taci

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*

Historiku:

Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen e pavarur në organizatat dhe takimet rajonale. Para nënshkrimit të saj, Kosova kishte probleme me pjesëmarrjen dhe bashkimin për shkak të mos njohjes së pavarësisë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Deri atëherë, UNMIK-u  kishte nënshkruar marrëveshje në emër të Kosovës.

Kjo marrëveshje u mundëson përfaqësuesve të Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e vendeve të tjera në rajon, të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë në iniciativat rajonale.

Falë kësaj marrëveshje, Kosova ka mundësinë të marrë pjesë në nisma rajonale si CEFTA, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RSS), procesi Brdo-Brijuni, por edhe procesi i Berlinit që lidhi Serbinë dhe Kosovën për të diskutuar projekte dhe programe të përbashkëta, të tilla si autostrada Nish-Prishtinë, pastaj Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Komuniteti i Transportit, Forumi i Investimeve i Ballkanit Perëndimor.

Zbatimi i kësaj marrëveshje është shoqëruar me polemika, kështu që edhe sot ndodh që përfaqësuesit e Serbisë ose Kosovës të largohen ose të refuzojnë të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sepse nuk janë respektuar dispozitat e marrëveshjes.

Pikat thelbësore të marrëveshjes

Link në tekstin e marrëveshjes në gjuhët e mëposhtme