Marrëveshja për vizitat zyrtare
Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 14 nëntor 2014
Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar më së shumti
Palët/delegacionet
Marko Gjuriq
Shefi i ekipit negociator të Qeverisë së Serbisë
Federika Mogerini
Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së
Edita Tahiri
Ministre për dialog dhe Shefe e ekipit negociator të Kosovës*
Zyrtarët
Tomisllav Nikoliq
President i Serbisë
Ivica Daçiq
Kryeministër i Serbisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*
Historiku:
Më 14 nëntor 2014, Kosova dhe Serbia formuluan rregulla të veçanta në lidhje me vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Serbi, dhe anasjelltas, ku është parashikuar roli i oficerëve ndërlidhës përmes të cilëve pala tjetër informohet për vizitat.
Zyrtarët janë të ndarë në dy grupe – më të larta dhe të ulëta, për kategorinë e parë njoftimi i vizitës duhet të dërgohet të paktën 72 orë përpara, ndërsa për të tjerët afati është të paktën 48 orë përpara.
Për më tepër, parashikohet që të dy palët të caktojnë një zyrtar i cili do të ketë qasje të rregullt dhe të thjeshtuar në palën tjetër dhe për të cilin palët do të japin vetëm informacione logjistike për të mundësuar përgatitjen e vizitës.
Vizitat e këtyre zyrtarëve do të kryhen në mënyrë të tillë që të përmirësojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ose të kontribuojnë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Megjithëse zbatohet marrëveshja për vizitat zyrtare, të dy palët shpesh fajësojnë njëra-tjetrën për mosrespektimin e saj në mënyrë të vazhdueshme.