Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të pikëkalimeve
Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit:
2 dhjetor 2011 – Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të pikëkalimeve,
23 shkurt 2012 – Protokolli Teknik për Zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të pikëkalimeve.
Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar më së shumti
Palët/delegacionet
Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të Beogradit
Robert Kuper
Kryesues – ndërmjetësues i BE-së
Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës
Zyrtarët
Boris Tadiq
President i Serbisë
Mirko Cvetkoviq
Kryeministër i Serbisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*
Historiku:
Edhe pse njëra palë e njeh vijën si kufi dhe tjetra si vijë administrative, kjo nuk ishte pengesë për arritjen e një Marrëveshjeje mbi Menaxhimin e Integruar të pikëkalimeve/kufijve, të njohur si IBM.
Marrëveshja përfshinte integrimin e pikëkalimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që palët, me zbatimin e modelit IBM, gradualisht të krijojnë pika të përbashkëta kontrolli të integruara në të gjitha pikëkalimet e përbashkëta. Në pikëkalimet e integruara do të sigurohej prania e ekuilibruar e autoriteteve përkatëse të të dy palëve (doganat, policia, etj.) si dhe prania e EULEX-it. Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë shfaqje të simboleve shtetërore në mjediset e përbashkëta në zonën ku zyrtarët e të dy palëve do të ushtrojnë detyrën e tyre.
Parashikohet gjithashtu që zbatimi i kësaj marrëveshje do të monitorohet nga një grup i udhëhequr nga BE.
Nga gjithsej gjashtë pikëkalime (Jarinje/Jarinjë; Merdare/Merdarë; Mutivode/Mutivodë; Brnjak/Bërnjak; Bela zemlja/Konçul; Muçibaba/Depce), deri tani vetëm pikëkalimet Mutivodë dhe Merdarë janë përfunduar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë (në Uashington 2020), pala serbe ra dakord të zhvendosë stafin e saj në objektin e ri, pas gati nëntë vjet vonesë.