Marrëveshja për Kadastrën
Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 2 shtator 2011
Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja nuk është zbatuar
Palët/delegacionet
Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të Beogradit
Robert Kuper
Kryesues – ndërmjetësues i BE-së
Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës
Zyrtarët
Boris Tadiq
President i Serbisë
Mirko Cvetkoviq
Kryeministër i Serbisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*
Historiku:
Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte krijimi i regjistrave të besueshëm kadastral në Kosovë.
Pas vitit 1999, të dhënat kadastrale të Kosovës që mbulonin periudhën nga 1983 në 1999 ishin prishur, kishin humbur ose ishin zhvendosur në Serbi, duke çuar në rreth 60.000 mosmarrëveshje pronësore të pazgjidhura. UNMIK-u, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, rivendosi sistemin e informacionit kadastral në Kosovë, megjithatë, boshllëqet mbetën.
Në përputhje me këtë marrëveshje, krijimi i një kadastri të besueshëm në Kosovë përfshinte sa vijon:
Beogradi ishte i detyruar të skanojë të dhënat origjinale të Kadastrit nga periudha para vitit 1999, të cilat u zhvendosën nga Kosova dhe t’i paraqesë kopjet Përfaqësuesit Special të BE-së. Nga ana tjetër, Prishtina duhej të krijonte një agjenci eksperte detyra e së cilës do të ishte krahasimi i kopjeve të skanuara të pronës private, pronës private komerciale dhe dhe pronës private kishtare para vitit 1999 me kadastrën e rikonstruktuar të Kosovës.
Për më tepër, parashikohet krijimi i një grupi zbatimi trepalësh, i përbërë nga ekspertë kadastralë nga të dy palët dhe i kryesuar nga BE. Detyra e këtij grupi do të ishte të identifikojë boshllëqet në regjistrat origjinal kadastral nga periudha para vitit 1999, si dhe të monitorojë punën e agjencisë së ekspertëve. Rastet për të cilat agjencia e ekspertëve përcakton me krahasim se të dhënat nuk janë identike, grupi trepalësh i zbatimit do t’i transferonte në mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Ky mekanizëm në shkallën e parë do të përbëhej kryesisht nga një komision i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kosovarë të pronës dhe kadastrës, shumica e të cilëve do të emëroheshin nga Përfaqësuesi Special i BE-së. Dhoma e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku shumica do të përbëhej nga gjyqtarë ndërkombëtarë, do të vepronte si një organ i apelit i shkallës së dytë, vendimet e të cilit do të ishin përfundimtare dhe të ekzekutueshme.
Procesi i dixhitalizimit të regjistrave kadastralë në Serbi përfundoi në Mars 2016. Paketa e parë e kopjeve të digjitalizuara iu dorëzua Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në Prishtinë më 24 janar 2014, ndërsa dokumentacioni kadastral për komunën e Suharekës iu dorëzua palës kosovare që në janar të vitit 2012. Në qershor 2016, Kosova miratoi Ligjin për Themelimin e Agjencisë së Krahasimit të Pronës dhe Verifikimit (KAUVI).
Sidoqoftë, këto përpjekje nuk kanë siguruar zbatim, Serbia thekson se KAUVI është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur, dhe se në atë rast vendimi mbi të drejtat pronësore të qytetarëve dhe Kishës Ortodokse Serbe do t’u besohej organeve që nuk parashikohen në marrëveshje, dhe ku nuk ka përfaqësues të Serbisë (për pronën e të cilës vendoset). Prandaj Serbia refuzon të dorëzojë të dhënat e mbetura kadastrale, ndërsa Prishtina tregon se duke krijuar agjencinë, ajo ka përmbushur detyrimet e saj sipas marrëveshjes.