Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes

Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 2 korrik 2011

Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar më së shumti

Palët/delegacionet

Normalizacija - Borko Stefanovic

Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të  Beogradit

Normalizacija - Robert Kuper

Robert Kuper
Kryesues – ndërmjetësues i BE-së

Normalizacija - Edita tahiri

Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës

Zyrtarët

Normalizacija - Boris Tadic

Boris Tadiq
President i Serbisë

Normalizacija - Mirko Cvetkovic

Mirko Cvetkoviq
Kryeministër i Serbisë

Normalizacija

Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*

Normalizacija - Hasim Taci

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*

Historiku:

Deri në vitin 2010, kishte në qarkullim disa dokumente udhëtimi të lëshuara nga institucione të ndryshme. Popullata e Kosovës kishte qasje në dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, pasaportat serbe, pasaportat biometrike dhe ato të Kosovës.

Kjo marrëveshje lejon qytetarët e Kosovës të hyjnë në Serbi me dokumente personale dhe targa të Kosovës, të cilat Beogradi nuk i ka njohur që nga viti 2008. Qytetarëve të Kosovës iu dha mundësia të udhëtonin në Serbi ose përmes Serbisë me letërnjoftime të lëshuara nga Qeveria e Kosovës, gjë që nuk ka ndodhur më herët.

Sipas marrëveshjes, ata do të marrin një leje të përshtatshme udhëtimi që do t’i lejojë ata të qëndrojnë në Serbi (ose të udhëtojnë përmes Serbisë) për një periudhë prej 90 ditësh. Marrëveshja gjithashtu konfirmon që udhëtarët me dokumente të lëshuara nga qeveria serbe mund të përdorin ende karta identiteti kur hyjnë në Kosovë.

Përsa i përket targave, Serbia ka pranuar një masë të përkohshme për të lejuar lëvizjen e lirë të makinave me targa KS që konsiderohen status-neutral. Sidoqoftë, Serbia nuk i njeh targat RKS si të vlefshme brenda territorit të saj. Në mënyrë që të jenë në gjendje të udhëtojnë në Serbi dhe përmes Serbisë, pronarët e targave RKS duhet të marrin targa të përkohshme “provë” në pikëkalime.

Në qershor 2015, u arrit një Memorandum Mirëkuptimi (MM) mbi njohjen reciproke të sigurimit të automjeteve. Që atëherë, shoferët e makinave të regjistruara në Kosovë nuk kanë nevojë për pagesa shtesë të sigurimeve kur kalojnë në Serbi.

Më 14 shtator 2016, u bë një përpjekje për të zgjidhur problemin e përdorimit të targave RKS duke rënë dakord që përdoruesit e targave “RKS” do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Serbi pa targa “prova”, në mënyrë që kjo etiketë, por edhe stema “Republika e Kosovës” do të ngjiten me ngjitëse të bardhë. E njëjta gjë do të vlente për ata që hyjnë në Kosovë me targa “SRB”. Sidoqoftë, marrëveshja nuk është zbatuar ende.

Pikat thelbësore të marrëveshjes

Link në tekstin e marrëveshjes në gjuhët e mëposhtme

Aranzhimet lidhur me finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të vitit 2011

Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 14 Shtator 2016

Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar më së shumti

Palët/delegacionet

Marko Gjuriq
Shefi i ekipit negociator të  Beogradit

Federika Mogerini
Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së

Normalizacija - Edita tahiri

Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës

Zyrtarët

Tomislav Nikolic - Normalizacija

Tomisllav Nikoliq
President i Serbisë

Aleksandar Vuçiq
Kryeministër i Serbisë

Normalizacija - Hasim Taci

Hashim Thaçi
Presidente e Kosovës*

Isa Mustafa
Kryeministër i Kosovës*

Link në tekstin e marrëveshjes në gjuhët e mëposhtme