Marrëveshja për Regjistrin Civil
Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 2 korrik 2011
Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar plotësisht
Palët/delegacionet
Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të Beogradit
Robert Kuper
Kryesues – ndërmjetësues i BE-së
Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës
Zyrtarët
Boris Tadiq
President i Serbisë
Mirko Cvetkoviq
Kryeministër i Serbisë
Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*
Historiku:
Para dhe gjatë konfliktit në Kosovë, regjistrat civil të Kosovës u shkatërruan ose u zhvendosën në Serbi. Vlerësohet se kishte gjithsej 12.036 libra regjistër nga Kosova në Serbi. Dokumentet u janë lëshuar qytetarëve të Kosovës nga administrata e UNMIK-ut (UNMIK-u lëshoi mbi 977.000 letërnjoftime dhe 77.500 pasaporta të UNMIK-ut për qytetarët).
Kopjet e regjistrave civil janë certifikuar në Nish, si pjesë e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë në procesin EULEX-in, Zyrën e BE-së në Kosovë/EUSR, Këshillin danez për Refugjatë si një partner ekzekutiv, si dhe ekipe nga Kosova dhe Serbia. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, regjistrat civil e parë iu dorëzuan Komunës së Janjevës dhe Komunës së Lipjanit.