Marrëveshja për Pranimin Reciprok të Diplomave universitare

Marrëveshja brenda kornizës së dialogut teknik
Data e nënshkrimit: 21 nëntor 2011

Statusi i marrëveshjes:
Marrëveshja është zbatuar më së shumti

Palët/delegacionet

Normalizacija - Borko Stefanovic

Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator të  Beogradit

Normalizacija - Robert Kuper

Robert Kuper
Kryesues – ndërmjetësues i BE-së

Normalizacija - Edita tahiri

Edita Tahiri
Shefe e ekipit negociator të Prishtinës

Zyrtarët

Normalizacija - Boris Tadic

Boris Tadiq
President i Serbisë

Normalizacija - Mirko Cvetkovic

Mirko Cvetkoviq
Kryeministër i Serbisë

Normalizacija

Atifete Jahjaga
Presidente e Kosovës*

Normalizacija - Hasim Taci

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës*

Historiku:

Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte të hiqte pengesat për punësim dhe/ose arsimim të vazhdueshëm që i  kanë patur vite me radhë serbët, të cilët kur ktheheshin në Kosovë pas përfundimit të shkollimit në Serbi, si dhe shqiptarët, kryesisht nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët studiojnë në Prishtinë dhe diploma e të cilës nuk njihet në Serbi.

E njëjta situatë ishte me diplomat e lëshuara nga Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovica e Kosovës (Mitrovica e Veriut). Në mënyrë që studentët të kenë qasje në programet arsimore dhe mundësitë e punësimit në rajon, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord të “kërkojnë” nga Shoqata Evropiane e Universiteteve (EAU) të certifikojë diplomat universitare të lëshuara nga universitetet e “secilës palë”.

Njohja e ndërsjellë e diplomave të Kosovës dhe Serbisë do të bëhej përmes procesit të certifikimit të tyre ndërkombëtar nga një palë e tretë, pas së cilës diplomat do të njihen në të dy territoret. Në atë mënyrë, diplomat do të trajtoheshin dhe do të kalonin në të njëjtën procedurë si të gjitha dokumentet e arsimit të lartë të universiteteve që nuk janë të akredituara tek ne.

EAU, në bashkëpunim me një partner lokal – organizatën SPARK, filloi procesin në fund të qershorit 2012, duke njohur 74 diploma nga Kosova.

Për shkak të progresit të kufizuar në procesin e njohjes së diplomave, marrëveshja u rishikua në 2016. Njohja do të ndahet në profesionale dhe akademike, dhe zbatohet për të gjitha nivelet e arsimit. Të gjitha certifikatat e marra më parë EUA do të njihen nga palët dhe për të monitoruar zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe konkluzioneve, BE do të krijojë një grup zbatimi prej tre anëtarësh deri në fund të Shkurtit 2016.

Sidoqoftë, përkundër të gjitha marrëveshjeve, ka shumë vështirësi në këtë proces dhe njohja e diplomave nuk është arritur plotësisht.

Pikat thelbësore të marrëveshjes

Link në tekstin e marrëveshjes në gjuhët e mëposhtme